Kërko në TANFLEX

Çfarë po kërkoni?

Inflamacioni i Fytit

Tanflex Spray

Oral Spray · 30 ml

Efektiv për gjendjet inflamatore të gojës dhe fytit, Tanflex Spray ofron lehtësim të shpejtë me aplikim të thjeshtë për të rritur dhe fëmijë.

Të dhënat kryesore
Firma
Tanflex
Mosha
6+
Forma
Shishe me spray
Sasia
30ml

Çfarë është TANFLEX Spray Oral dhe për çfarë përdoret?

Është një agjent frenues dhe qetësues i inflamacionit. Ai lehtëson dhimbjen e lidhur me inflamacionin e fytit, gojës dhe mishrave të dhëmbëve (gingivave).

Paraqitet në shishe 30 ml me përshtatës plastik spërkatës. Është tretësirë pa ngjyrë, e qartë, me erë menteje.

Tanflex përdoret në

  1. 01

    Lehtësimin e gingivitit të shoqëruar me dhimbje në gojë dhe fyt, si dhe inflamacionin e indit që rrethon gojën, faringun dhe fytin.

  2. 02

    Lehtësimin e funksionit të gëlltitjes te pacientët dhe simptomat e sëmundjeve gingivale.

  3. 03

    Lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit pas procedurave periodontale.

Udhëzime mbi përdorimin e duhur dhe frekuencën e dozimit/administrimit

Përdorimi

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Dozimi

Të rriturit: Aplikoni 4-8 sprucime, 2-6 herë në ditë.

Mosha

Mund të përdoret te fëmijët e moshës 6 vjeç e sipër. Fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç: Aplikoni 4 sprucime, 2-6 herë në ditë.

Kohëzgjatja

Kohëzgjatja e trajtimit është afërsisht 4-5 ditë. Nëse nuk ka përmirësime pozitive brenda kësaj periudhe, konsultohuni me mjekun tuaj.