Kërko në TANFLEX

Çfarë po kërkoni?

Inflamacioni i Fytit

Tanflex Plus

Oral Spray · 30 ml

Duke kombinuar benzidaminën dhe klorheksidinën, Tanflex Plus zvogëlon inflamacionin dhe vepron si antiseptik, i përshtatshëm për kujdesin e gojës dhe fytit.

Të dhënat kryesore
Firma
Tanflex
Mosha
6+
Forma
Shishe me spray
Sasia
30ml

Tanflex PLUS Oral Spray

TANFLEX PLUS është një tretësirë për spray pa ngjyrë dhe me shije menteje. Tregtohet në shishe qelqi ngjyrë kafe me aparaturë spërkatëse.

TANFLEX PLUS përmban klorheksidinë, një lëndë antimikrobiale, dhe benzidaminë, e cila i përket grupit të barnave anti-inflamatore jo-steroidale dhe ushtron efekt lokal anestetik kur aplikohet lokalisht.

Tanflex Plus përdoret për

  1. 01

    Trajtimin e gingivitit, stomatitit, faringitit, tonsilitit dhe lezioneve aftoze që shoqërohen me inflamacion dhe dhimbje në mukozën e gojës dhe fytit.

  2. 02

    Pastrimin e gojës dhe fytit, lehtësimin e funksionit të gëlltitjes dhe simptomave të çrregullimeve gingivale.

  3. 03

    Përpara dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale në dhëmbë dhe indet përreth.

  4. 04

    Parandalimin e pllakave dentare dhe trajtimin e mukozitit për shkak të radioterapisë ose me origjinë tjetër.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdorimi

TANFLEX PLUS aplikohet direkt në fyt ose në zonën e inflamatizuar.

Dozimi

Doza e zakonshme është 5 deri në 10 spërkatje. Aplikohet në intervale 1.5 deri në 3 orë përgjatë ditës.

Mosha

Te fëmijët mbi 6 vjeç, doza e zakonshme është 5 spërkatje dhe, nëse është e nevojshme, mund të përsëritet çdo 1.5 deri në 3 orë. Nuk rekomandohet për fëmijët nën 6 vjeç.

Rruga e administrimit

Për përdorim të jashtëm në sipërfaqen e brendshme të gojës dhe fytit.