Tanflex Spray

tanflex oral spray solution
Firma

Tanflex

Mosha

6+

Forma

Shishe me spray

Sasia

30ml

Përshkrimi i Produktit

Çfarë është TANFLEX Spray Oral dhe për cfarë përdoret?

  • Është një agjent frenues dhe qetësues i inflamacionit. Ai lehtëson dhimbjen e lidhur me inflamacionin e fytit, gojës dhe mishrat e dhembeve (gingivave) .
  • Paraqitet në shishe 30 ml me përshtatës plastik spërkatës. Është tretësirë pa ngjyrë, e qartë, me erë menteje.

Tanflex përdoret në

  • lehtësimin e gingivitit të shoqëruar me dhimbje në gojë dhe fyt, si dhe inflamacionin e indit që rrethon gojën, faringun dhe fytin.
  • lehtësimin e funksionit të gëlltitjes te pacientët dhe simptomat e sëmundjeve gingivale.
  • lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit pas procedurave periodontale.
  •  

Udhëzime mbi përdorimin e duhur dhe frekuencën e dozimit/administrimit

Të rriturit: Aplikoni 4-8 sprucime, 2-6 herë në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Kohëzgjatja e trajtimit është afërsisht 4-5 ditë. Nëse nuk ka përmirësime pozitive brenda kësaj periudhe, ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj. Mjeku juaj do t’ju udhëzojë sa kohë do të zgjasë trajtimi juaj.

Grupmosha të ndryshme:
Përdorimi te fëmijët: mund të përdoret te fëmijët e moshës 6 vjeç e sipër.
Fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç: Aplikoni 4 sprucime, 2-6 herë në ditë.

Lënda aktive:

  • 30 ml tretësirë përmban 45 mg benzidaminë HCl.
  • Një spray është 0.18 ml
  • përmban 0.27 mg benzidaminë HCl.

 

Përbërësit e tjerë:

glicerinë, sakarinë, bikarbonat natriumi, etanol (96%), metil parahidroksibenzoat, esencë menteje, polisorbate 20 dhe ujë të pastruar.

Produktet tona

Tanflex - Zgjidhja e vetme për Shëndetin e Gojës dhe Fytit