5 practical tipsSpring and the sensitive throat: 5 practical tips

spring-happy-woman.jpg
Pranvera mund të shkaktojë probleme fyte për njerëzit me ndjeshmëri. Zbuloni 5 këshilla praktike për t'u mbrojtur.

Pse pranvera ndikon në fytin tuaj

Ndryshimet e temperaturës, polenet dhe alergjitë sezonale e bëjnë fytin të ndjeshëm gjatë pranverës. Kruajtja, tharja apo irritimi janë të shpeshta në këtë periudhë, ndaj disa zakone të thjeshta mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre shqetësimeve.

1. Qëndroni të hidratuar

Pirja e ujit gjatë ditës ndihmon në mbajtjen e mukozës së fytit të lagësht dhe ul ndjeshmërinë ndaj irrituesve si polenat apo pluhurat. Sidomos në ditët me erë apo ndryshime të shpeshta të temperaturës, hidratimi është një nga masat më të thjeshta, por më efektive.

2. Shmangni ndryshimet e menjëhershme të temperaturës

Ndryshimet e papritura të temperaturës mund të ndikojnë në ndjeshmërinë e fytit dhe të shkaktojnë irritim. Përdorni rroba që mund t’i përshtaten lehtësisht motit dhe sigurohuni që qafa të jetë e mbuluar, sidomos në mëngjes ose në ditët me erë, për të mbajtur fytin të mbrojtur dhe në fromë.

3. Kujdesi me ajrin në ambiente të mbyllura

Ajri i thatë në shtëpi apo në zyrë mund të përkeqësojë irritimin e fytit, veçanërisht gjatë pranverës dhe verës kur përdoren më shumë kondicionerë. Përdorimi i një gote me ujë në dhomë ose i një humidifikatori ndihmon në ruajtjen e lagështisë së ajrit dhe në zbutjen e mukozës së fytit.

4. Mbroni fytin nga alergjenët

Polenat dhe pluhurat janë të pranishme kudo gjatë pranverës dhe mund të shkaktojnë kruajtje apo irritim në fyt, sidomos tek ata që vuajnë nga alergjitë. Mbani dritaret të mbyllura në ditët me erë, shmangni qëndrimin e gjatë në ambiente me bar apo lule, dhe lani fytyrën e duart sapo të ktheheni në shtëpi.

5. Lehtësoni fytin me metoda të thjeshta

Kur ndjeni acarim apo kruajtje, pini diçka të ngrohtë si çaj ose ujë me limon, pushoni zërin dhe bëni gargare me ujë të vakët me kripë. Këto veprime të thjeshta mund të zbusin ndjesinë e bezdisjes dhe të rikthejnë rehatin në fyt gjatë ditës.

Pranverë më e lehtë për fytin me ndihmën e Tanflex

Gjatë pranverës, fytit të ndjeshëm i nevojitet kujdes i veçantë, dhe Tanflex ofron zgjidhje praktike për çdo moment. Tanflex Spray vepron shpejt kundër irritimit dhe inflamacionit, ndërsa karamelet Tanflex me Vitaminë C forcojnë imunitetin dhe qetësojnë fytin. Ideale për përdorim të përditshëm, sidomos në sezonin e alergjive.

Share:

Të tjera