Tanflex Fort – Oral spray

tanflex fort oral spray
Firma

Tanflex

Mosha

6+

Forma

Shishe me spray

Sasia

30ml

Përshkrimi i Produktit

Tanflex Fort Oral spray

  • TANFLEX FORT është një agjent me veçori anti-inflamatore dhe analgjezike. Ai lehtëson dhimbjen e lidhur me inflamacionin e fytit, gojës dhe mishrave te dhëmbëve (gingivave).
  • TANFLEX FORT paraqitet në shishe 30 ml me përshtatës plastik spërkatës. Është një tretësirë pa ngjyrë, e qartë, me erë menteje.

Tanflex FORT përdoret për

  • lehtësimin e gingivitit të shoqëruar me dhimbje në gojë dhe fyt, si dhe inflamacionin e indit që rrethon gojën, faringun dhe fytin.
  • lehtësimin e funksionit të gëlltitjes së pacientëve dhe simptomat e sëmundjeve gingivale.
  • lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit pas procedurave periodontale.
  •  

Udhëzime mbi përdorimin

Udhëzime mbi përdorimin e duhur dhe frekuencën e dozimit/administrimit:
Të rriturit: Aplikoni 2-4 spërkatje, 2-6 herë në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Kohëzgjatja e trajtimit është afërsisht 4-5 ditë.

Grupmosha të ndryshme:
Përdorimi te fëmijët: mund të përdoret te fëmijët e moshës 6 vjeç e sipër.

Lënda aktive:

  • 1 ml spray përmban 3 mg benzidaminë HCl.
  • Një spray është 0.18 ml dhe përmban 0.54 mg benzidaminë HCl.

 

Përbërësit e tjerë:

glicerinë, sakarinë natrium, etanol, metil parahidroksibenzoat (E218), esencë menteje, polisorbate 80, bikarbonat natriumi dhe/ose acid klorhidrik dhe ujë i pastruar.

Produktet tona

Tanflex - Zgjidhja e vetme për Shëndetin e Gojës dhe Fytit